Vedat Bajrami për Duan: Kosovarja që e dridh një dynja
Vedal Bajrami e ka përgëzuar Dua Lipën nëpërmjet një postimi në Instagram.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/02/Screenshot_14-9.jpg)
ShowBiz
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, arriti të shënojë sukses të madh në karrierë, madje u bë shqiptarja e parë që fiton çmim në ”Grammy Awards”, shkruan lajmi.net.
Ky fakt i ka gëzuar të gjithë shqiptarët të cilët e kanë uruar, po ashtu edhe aktorin Vedat Bajrami e cili e ka uruar publikisht nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Dy herë fituese e Grammy. Një ëndërr e vërtetë u realizua. Bravo Duaaaaa. Ksaj i thojn me ta knaq loqken e zemres.Kosovarja qe e dridh ni dyje”, ishin fjalët e Vedatit.
Dua Lipa mori dy çmime ‘Grammy’, atë si “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Btv4GKUHEIZ/