Femrat do t’i gëzohen lansimit të këtij ’emoji’ të ri
Emoji i 'penisit të vogël' mund të ketë marrë vëmendjen e të gjitha shtojcave të reja.
Auto & Tek
Por, shumë njerëz shpresojnë se është emoji i ciklit menstrual, simbolizuar nga një pikë gjaku, do të jetë risia më e madhe, transmeton lajmi.net.
Këtë javë, Unicode Consortium – organizata jofitimprurëse e ngarkuar për krijimin dhe mbajtjen e standardeve të gjuhës emoji – njoftoi 59 të sapoardhurve që përbëjnë përditësimin e vitit 2019.
Ato janë të dizajnuara për të pasqyruar më gjerësisht anëtarët e shoqërisë, duke përfshirë ’emoji’ për burrat dhe gratë në karroca dhe njerëzit e verbër.
‘Emoji’ pika e gjakut u promovua nga ‘Plan International’ dhe synon të ndihmojë normalizimin e ciklit mesntrual dhe të thyejë stigmatizimin rreth tyre.
Fushata e bamirësisë sjellë këtë emoji pas sondazhit të vitit 2017, në të cilën ka gjetur, ndër të tjera, se dy të tretat e grave nuk ndjehen rehat që të diskutojnë ciklin menstrual të tyre me baballarët e tyre apo miqtë e gjinisë së kundërt. /Lajmi.net/