Shaqiri prezanton këpucët e reja, ka diçka të veçantë për Kosovën

Xherdan Shaqiri ka prezantuar këpucët e reja sportive që do t’i mbaj mbathur në pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

05/02/2019 22:11

Ylli i Liverpool, edhe në këpucët e reja do të mbaj me vete Kosovën dhe Shqipërinë.

Në këpucët e reja të prodhuara nga Nike, përveç flamurit të Kosovës dhe të Shqipërisë, në ato gjenden edhe flamuri i Zvicrës.

Kujtojmë se tashmë e një kohë të gjatë Shaqiri i mban në këpucë flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Diçka të njëjtë ka bërë edhe në Kupën e Botës në Rusi, ku i shënoi një gol të bukur Serbisë./Lajmi.net/