1.7 milion euro për targa të automjeteve

Gjatë 36 muajve të ardhshëm MPB-ja do t’i blejë 234.404 palë targa, si dhe 17.100 copa targa.

Lajme

04/02/2019 08:58

Hiç më pak se 1.7 milion euro pritet të shpenzohen për furnizim me targa të automjeteve dhe motoçikletave gjatë 36 muajve të ardhshëm.

Në dosjen e tenderit të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri” thuhet se gjatë 36 muajve të ardhshëm MPB-ja do t’i blejë 234.404 palë targa, si dhe 17.100 copa targa.

Aty më tutje thuhet se MPB-ja do t’i blejë 209.420 palë targa me dimensione 520 x 110 mm, 13.800 copa me dimensione 520 x 110mm, 24.384 targa me dimensione 340 x 200 mm, 1152 copa targa për regjistrimin e motoçikletave me dimension 100 x 150 mm, 1248 copa targa për regjistrimin e motoçikletave me dimension 240 x 130 mm, 900 copa targa provuese me dimension 520 x 110 mm, si dhe 600 palë targa provuese me dimension 520 x 110 mm.