Momenti kur zebra ndahet përgjysmë nga 40 krokodilë në Parkun Kombëtar të Kenisë
Ky është momenti i tmerrshëm kur më shumë se 40 krokodilë e ndanë përgjysmë një zebra në një lumë në Parkun Kombëtar “Maasai Mara” të Kenias.
Fun
Kafsha e pashpresë u kap nga krokodilët përderisa po kalonte lumin, gjatë migrimit të tufës së më shumë se 300 zebrave.
Por sapo hyri në ujë, krokodilët nxituan jashtë lumit dhe e kapën kafshën duke e tërhequr brenda në ujë.
Fotografi francez, Jean-Francois Raux, 70 vjeç, ishte në vizitë në Kenia kur i kapi fotografitë e pabesueshme të aksionit të krokodilëve.