Ismaili: Ftesa e LDK-së për dialog nuk ka qenë ftesë për hyrje në Qeveri
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se LDK e ka keqkuptuar ftesën e partisë së tij për përfshirje në dialog.
Lajme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se me kthimin e Isa Mustafës, LDK po kthehet ne tradicionalitetin e saj.
Krasniqi ka thënë se në kohën që Isa Mustafa nuk ishte aktiv në politikë, LDK anoi nga politikat e Vetëvendosjes.
“U pa edhe me deputetët e LDK-së që madje morën pjesë edhe ne protestat e Vetëvendosjes”, tha ai në rtv Dukagjini.
Ministri i Shëndetësisë tha se me kthimin e Isa Mustafës në detyrë, LDK u kthye në një vijë tradicionale, që është vijë e LDK-së.
Ai tha se një kohë u duk se LDK dëshiroi të mbaj “peng” edhe dialogun.
Ismaili ka thënë se PDK nuk ka bërë ofertë ndaj LDK-së që kjo e fundit të hyjë në Qeveri.
“Ndoshta LDK e ka keqkuptua që ftesa jonë për t’u përfshirë në dialog, ka nënkuptuar hyrje në Qeveri”, deklaroi më tej Uran Ismaili.