Lansohet teli që nuk ka asnjë vrimë, ja disa fotografi të tij

Kompania kineze Meizu mund të mos jetë një emër i madh në tregun botëror, por kompania sapo ka lansuar telefonin e parë në botë pa një vrimë të vetme.

Auto & Tek

23/01/2019 18:27

Kjo është në fakt më e vështirë se sa do të mendonit – shikoni tani telefonin tuaj dhe shihni se sa vrima ka, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu smartfoni nuk ka butona, kështu që nuk ka “lockscreen” dhe nuk ka kontrolle të volumit kudo në pajisje

Së pari, Meizu thotë se ka teknologji “touch” që e lejon atë t’ia vërë çelësin në mënyrë virtuale. Kompania përdor dridhje për t’ju mashtruar duke menduar se po shtypni një buton.

Ngarkimi me WiFi është një zgjidhje e dukshme e mbushjes së smartfonëve.

Meizu ka përdorur gjithashtu një eSIM për të zëvendësuar kartën tradicionale SIM. /Lajmi.net/