5 shenjat e herhsme të kancerit të qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës ka 5 indikator të zakonshëm, të cilët nuk duhet injoruar asnjëherë nga gratë.

Lifestyle

22/01/2019 17:11

“Jo të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të qafës së mitrës kanë simptoma, prandaj është me të vërtetë e rëndësishme që të marrin pjesë në kontrollimin e qafës së mitrës sa herë të ftohen”, ka rekomanduar Imogen Pinnell, menahxer informacioni për faqen informative për shëndet “Jo’s cervical Cancer Trust”, transmeton lajmi.net.

“Pavarësisht nga mosha juaj, është po aq e rëndësishme që të jeni të vetëdijshëm për simptomat e kancerit të qafës së mitrës “, deklaroi tutje Pinnell.

Shenjat e hershme mund të përfshijnë:

#1 Gjakderdhja jonormale

Shenja më e zakonshme dhe më e hershme e kancerit të qafës së mitrës ka tendencë të jetë gjakderdhja e parregullt.

Kjo ndodh kur qelizat e kancerit rriten në indet nën qafën e mitrës.

Është një shenjë veçanërisht alarmante në gratë në post-menopazuale që nuk kanë më menstruacione.

#2 Shkarkim vaginal i pazakontë

Shkarkimi i të gjitha grave është i ndryshëm.

Por, nëse e kuptoni se ngjyra, era dhe qëndrueshmëria ka ndryshuar, atëherë kjo është diçka që vërtet shqetësuar.

#3 Vështirësi ose dhimbje gjatë seksit

Dhimbja gjatë seksit mund të jetë një shenjë e një sërë gjendjesh të ndryshme shëndetësore, por mund të jetë si rezultat i kancerit të qafës së mitrës.

#4 Dhimbje në fundshpinë

Dhimbja e fundshpinës mund të jetë një shenjë e uljes së parehatshme në karrige, por mund të shkaktohet edhe nga presioni i kancerit të qafës së mitrës.

#5 Humbja e peshës së padëshiruar

Ndërsa humbja e peshës mund të tingëllojë si e rëndomtë, nuk është një shenjë e mirë nëse ndodh pa ndonjë shkak.

Humbja e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës kanë tendencë të jenë shenja se trupi nuk po funksionon siç duhet – është duke u përpjekur të ruajë energji. Nëse vini re se nuk jeni duke ngrënë si zakonisht, vizitoni mjekun tuaj. /Lajmi.net/