Ahmeti: Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Pallati i Rinisë është drejt rimëkëmbjes.

Lajme

16/01/2019 22:40

Ahmeti ka thënë se Pallati i Rinisë për një muaj e gjysmë ka mbledh të hyra rekorde, siç thotë ai, pa paguar gjithë pagat dhe një pjesë të vogël të borxhit.

I pari i Prishtinës po ashtu ka thënë se shumë shpejt do të paguhen të gjitha borxhet, përcjell lajmi.net.

“Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes. Për një muaj e gjysmë ka mbledh të hyra rekorde, pa paguar gjithë pagat dhe një pjesë të vogël të borxhit. Shpejtë e paguajmë gjithë borxhin dhe lëvizim drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme, përfshi edhe luftën ndaj çfarëdo lloj parregullsie”, ka shkruar Ahmeti. /Lajmi.net/