Guardiola: Nuk kemi nevojë për transferime
Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se Manchester City nuk do të realizojë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sport
‘The Citizens’ së fundi kanë arritur t’i shkaktojnë humbjen e parë Liverpoolit këtë sezon në Premierligë, për t’u rikthyer në garën për titull.
Pas 21 xhirove, Man City renditet në vendin e dytë me 50 pikë, katër më pak se liderët e Liverpool.
“Ekipet e mëdha nuk blejnë lojtarë për gjashtë muaj”, ka deklaruar Guardiola, derisa fliste për afatin kalimtar të janarit, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ne nuk kemi lëndime, jam i kënaqur me skuadrën. Po shkon mirë, ne do të luajmë me lojtarët që e kemi nisur këtë sezon”./Lajmi.net/