Plani i madh i Man Utd, synohet shkëmbimi Pogba – Douglas Costa
Manchester United ka ardhur me një plan të madh për merkaton e janarit.
Sport
Ata po mendojnë që ta lirojnë yllin e skuadrës, Paul Pogba që të largohet drejt Juventus, por kanë një kusht për këtë.
Ata do të konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi me Juventus, marrëveshje e cila do të dërgonte Pogban në Torino dhe Douglas Costan në Manchester, shkruan “Tuttosport”, transmeton lajmi.net.
Juventus edhe më herët ka shfaqur dëshirën për të rinënshkruar me Pogban, të cilin e liruan për 100 milionë euro.
Marrëveshja për shkëmbimin Pogba – Costa do të ishte e dobishme për të dy palët dhe padyshim do të ishte bomba e merkatos. /Lajmi.net/