Mësim dhe protestë, në Elbasan studentët ndahen në dy grupe
Ndryshe nga sa ka ndodhur në Tiranë, apo Korçë, ku studentët kanë bojkotuar të gjithë mësimin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Elbasan.
Lajme
07/01/2019 13:03
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan sot ka rinisur mësimi, raporton Tch.
Raportohet se pjesa më e madhe e studentëve u janë kthyer auditorëve, por ka pasur edhe një grup më të vogël studentësh, të cilët kanë bojkotuar auditorët.