Si ia solli ndryshimi klimatik rënien perandorisë së parë para 4.000 vitesh

Shpella Gol-e-Zard shtrihet nën hijet e malit Damavand, i cili uzurpon më shumë se 5.000 metra të territorit të Iranit Verior.

Fun

06/01/2019 22:24

Në këtë shpellës, stalagmitet dhe stalaklitet janë duke u rritur dalëngadalë përgjatë mileniumit, duke rezervuar në vete shenja në lidhje me ngjarjet e ndryshimeve klimatike të periudhave të kaluara, transmeton lajmi.net.

Ndryshimet kimike të stalagmiteve në këtë shpellë tashmë janë lidhur me kolapsin e Perandorisë Akadiane për shkak të ndryshimeve klimatike përpara më shumë se 4.000 vitesh.

Akadia ishte perandoria e parë në botë. Ajo u themelua në Mesopotami përreth 4.300 vite më parë falë sundimtarit të saj, Akad.

Rënia e kësaj perandorie ndodhi një shekull pas formimit të saj, duke u përcjellur nga krizat si shpërnguljet masive dhe konfliktet, si rezultat i aktivitetit të lartë të pluhurit.

Por, në një studim të botuar në revistën PNAS, të drejtuar nga paleoklimatologu i Oxford Stacy Carolin, ofrohet një e dhënë shumë e hollësishme në lidhje me aktivitetin e lartë pluhurit ndërmjet 5,200 dhe 3,700 viteve më parë.

Kjo mund të ofrojë edhe një perspektivë tjetër, e cila mbështet hipotezën se ndryshimet klimatike, e cila qëndron prapa shumë studimeve të tjera që mbështesin të njëjtën ide. /Lajmi.net/