Ylli i Napolit ndodhet në Prishtinë
Prishtina ka filluar të shndërrohet në vend ideal për t’i kaluar pushimet për shumë figura të njohura.
Sport
Pas futbollistëve të shumtë nga Kosova, edhe ylli i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, ka zgjedhur Prishtinën për t’i kaluar pushimet dimërore.
Hysaj i cili në Serie A paraqitet për Napolin, ka publikuar një fotografi në Prishtinë me të dashurën e tij.
Pas Prishtinës, ka gjasë të mëdha se një qytet tjetër i Evropës të jetë destinacion për Hysajn, i cili po flitet për një largim nga Napoli.
E ardhmja e Hysajt mund të jetë Premieliga, ku po kërkohet nga Chelsea./Lajmi.net/