Përditësimi i Whatsapp-it do të sjellë diçka që mund të mos iu pëlqejë përdoruesve
Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të ballafaqohen me një situatë të palakmueshme, njësoj sikur ballafaqohen edhe në aplikacionet e muzikëve.
Auto & Tek
Ata do të “bombardohen” nga reklamat në platformën popullore të mesazheve, pavarësisht premtimeve nga kjo e fundit për të mos përdorur kurrë ato, transmeton lajmi.net.
Vendimi për të shkelur premtimin e mëhershëm vjen si pasojë e Facebook, i cili bleu WhatsApp në 2014 për 18 miliardë dollarë, që përgatitet të aktivizojë funksionin ‘Status’.
Statusi në WhatsApp është i ngjashëm me “Story” në Instagram ose Facebook si një përditësim që zgjat për 24 orë, vetëm se në të do shfaqen reklama.
“Reklamat e statusit”, sipas zëvendëspresidentit WhatsApp Chris Daniels, së shpejti do të paraqiten në aplikacion, ani pse nuk është bërë e ditur data e përditësimit të aplikacionit. /Lajmi.net/