Lipjan, një person gjendet pa shenja jete në traktor
Në fshatin Gllavicë të Lipjanit një person është gjetur i vdekur në traktor.
Lajme
“Raportohet se në arat e fshatit në traktorin e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull”, njofton raporti policor.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga Policia. /Lajmi.net/