Me një kamerë fantastike prej 48 megapiksëls, Honor V20 paraqitet zyrtarisht
Huawei dëshiron që smartphoni i tyre i cili ka një kamerë fantastike prej 48 megapiskëls dhe me një ekran të amdh te jetë i arsyeshëm edhe në çmim.
Auto & Tek
Kështu, kamera kryesore e smartphone ka sensor Sony IMX586, i cili lejon një rezolutë deri në 48 megapikselë.
Përveç kësaj, konfigurimi i dyfishtë i kamerës në pjesën e pasme ka një sensor 3D ToF. Kamera e përparme 25 MP është e vendosur lart në anën e majtë, transmeton lajmi.net.
Ekrani LC është 6,4 inç, me rezolucuion 1080p dhe vjen në një format të pazakontë 19,25: 9.
Procesori është Kirin 980 i Huawei , i cili mbështet 6 ose 8 GB RAM.
Për kujtesën e brendshme mund të zgjidhni mes 128 dhe 256 GB.


Sensori i zakonshëm i gjurmëve të gishtave
Skaneri i gjurmëve të gishtave nuk gjendet nën ekran, por në pjesën e pasme të pajisjes. Kapaciteti i baterisë është Honor me 4000 mAh.
Çmimi dhe disponueshmëria
Në Kinë , shitja fillon më 28 dhjetor. Versioni i 6/128 GB kushton 383 euro. Për Honor V20 është një tjetër ngjarje globale nisëse e planifikuar për në 22 janar në Paris. Si pjesë e kësaj, përmenden disponueshmëria ndërkombëtare dhe çmimet korresponduese. /Lajmi.net/


