Shkenca jep shpresë për gratë me kancer të gjirit, supozon se ka gjetur kurën
Një proteinë që lejon që tumoret agresive të gjirit të rriten dhe të përhapen është zbuluar nga shkencëtarët.
Lifestyle
Ekspertët shpresojnë të gjejnë më shumë informacion rreth proteinave që do të çojnë drejt terapive të reja për llojet e vështira të kancerit për t’u trajtuar, transmeton lajmi.net.
Kanceri negativ i gjirit, i cili prek rreth një në shtatë pacientë dhe është rezistent ndaj medikamenteve hormonale, ishte fokusi i studimit.
Hulumtuesit gjetën shumë nga një proteinë me emrin LYN, që mund të ndihmonte qelizat e kancerit të rriteshin dhe shumoheshin. Reduktimi i niveleve të LYN mund të ngadalësonte kancerin e gjirit.
Shkencëtarët e Universitetit të Kardifit thanë se gjetjet mund të përdoren për të zhvilluar trajtime për të kontrolluar nivelet e proteinave dhe për të mposhtur kancerin. /Lajmi.net/