Ambasadori Amerikan përgëzon Veselin për rezolutën për dialogun
Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar lidershipin e kryeparlamentarit Kadri Veseli për miratimin nga ana e Kuvendit të rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi si dhe votimin e delegacionit shtetëror në këtë proces.
Lajme
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se SHBA do të mbështes dialogun që do të ndërmjetësohet nga BE për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, përcjell lajmi.net.
“E mirëpresim miratimin në Kuvend të rezolutës për Dialogun. Jemi të inkurajuar të shohim pjesëmarrjen politike. Dialogu nën udhëheqjen e BE-së, me mbështetjen tonë, për një zgjedhje kreative. Ne përgëzojmë udhëheqjen e Kuvendit me delegacionin shtetëror përfshirës – është çelës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kosnett. /Lajmi.net/