Flori dhe Bruno ‘pjesë’ e protestës së studentëve
Në Shqipëri tash e sa ditë po mbahen protesta përmes së cilave kërkohet ulja e tarifave për studentët.
ShowBiz
Studentët në këto protesta po mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme, e disa prej tyre kanë treguar edhe kreativitet, shkruan lajmi.net.
Disa studentë ishin frymëzuar nga vargjet e këngëve për të përçuar mesazh, përmes së cilave kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre.
Vargjet e këngës “Plas” nga Flori Mumajesi dhe bashkëpunimit të këtij të fundit me Brunon “Ja ke bo vetes”, janë përdorur nga studentët.
“Nuk na e bën dot ne Z.Kryeministër #jakebovetes”, ishte mbishkrimi në një pankartë të një studenti.
“S’kena me u pa mo bashkë” dhe “S’po na e bo neve, po ja bo vetes”, janë pankartat e tjera.
Për ndryshe, të dy artistët sonte janë në finalen e madhe të festivalit “Kënga Magjike”. /Lajmi.net/