“Dy dekada pasi e çliruam e kemi në grup”
Janë bërë të ditura edhe grupet për kualifikimet e EURO 2020, pas tërheqjes së shortit në Dublin të Irlandës.
Sport
Në këto kualifikime, Kosova do të luaj për herë të parë dhe është shortuar në grupin A.
Në këtë grup luajnë edhe Anglia, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria, shkruan lajmi.net.
Interesant ishte reagimi i gazetarit anglez Rob Harris, i cili në rrjetin social “Twitter” komentoi shortimin me Kosovën.
“Kosova në grupin e Anglisë për EURO 2020 – Dy dekada pasi Britania luajti rol të madh në luftën për ta “dëbuar” Beogradin nga Kosova” ka shkruar Harris.
Shpresojmë që “Dardanët” të kalojnë me sukses grupin i cili nuk duket edhe aq i vështirë në letër. /Lajmi.net/