Procedura e rruajtjes së lëkurës që po “çmend” të gjitha femrat
Viteve të fundit, ndërhyrjet në fytyrë janë plotësuar me një shumëllojshmëri të trajtimeve radikale.
Lifestyle
Nga akupunktura kozmetike në nxjerrjen e gjakut me metodën e vampirëve, lista e trajtimeve është mjaft e gjatë, transmeton lajmi.net.
Një nga trendet më të njohura të trajtimit të lëkurës është ai i njohur si “dermaplaning”, një formë e rruajtjes së fytyrës e cila shtreson lëkurën duke hequr qimet e holla me një thikë kirurgjikale.
Procesi, i cili kushton mesatarisht 75-140 dollarë, varësisht nga sasia e lëkurës, është pa dhimbje dhe përfshin heqje të shtresës së jashtme të epidermës, e cila bllokohet me kalimin e kohës duke u bërë më se e dukshme në lëkurë.
Trajtimi thuhet se përmirëson strukturën dhe tonin e lëkurës, si dhe ia lehtëson fytyrës absorbimin e serumit.
Megjithëse ende nuk dihet nëse procedura është e disponueshme në Kosovë apo në rajonin përreth, ajo po përformohet nga një numër i konsiderueshëm i femrave nga Australia. /Lajmi.net/