Telefoni i Samsung që pritet të kushtojë mbi 2200 euro
Galaxy Flex duhet të shfaqet në Evropë në disa variante dhe atë jo të lira.
Auto & Tek
Galaxy Flex pritet që të kushtojë në Angli mes 1500 dhe 2000 paund.
Me çmimin aktual do të ishte rreth 1800 deri në 2250 euro, transmeton lajmi.net.
Gama e çmimeve duhet të bëhet përmes varianteve të ndryshme të pajisjeve.
Dallimi ndoshta do të jetë në madhësinë e kujtesës së brendshme.
Sipas Samsung, smartphone do të lëshohet në gjysmën e parë të vitit 2019. Prodhuesi i Koresë së Jugut ka në plan të prodhojë një milion copë.
Ekspozimi i palosshëm në brendësi duhet të ketë një diagonale prej 7.3 inç. /Lajmi.net/