Edinson Cavani, ‘bomba’ e radhës e Real Madridit

Edinson Cavani është objektivi i Real Madridit për afatin kalimtar të janarit.

Sport

23/11/2018 15:19

Real Madrid do të synojë të sjellë një emër të madh për të rritur konkurrencën në fazën e sulmit.

Është sulmuesi i Paris Saint Germian, Edinson Cavani, dëshira e radhë e Florentino Perez.

Lajmi është bërë i ditur nga media spanjolle, ‘Don Balon’, përcjell ‘lajmi.net’.

Perez ka qenë gjithmonë një admirues i Cavanit, për shërbimet e të cilit mund të ofrojë deri në 60 milionë euro.

Cavani, 32 vjeçar,ka shënuar tetë gola në tetë ndeshje për PSG-në këtë sezon, duke vazhduar të mbes një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian./Lajmi.net/