Lluka: Telekomi duhet të privatizohet, po ia humb Kosovës 15 milionë euro në vit

Telekomi i Kosovës është drejt falimentimit dhe nga kjo mund ta shpëtoj vetëm privatizimi.

Lajme

23/11/2018 22:08

Kështu ka thënë gjatë një interviste për lajmi.net, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

“Nëse Telekomi privatizohet suksesshëm Kosova vetëm do të fitojë, sepse nëse nuk privatizohet do të humbë më shumë. Telekomi tani humb 15 milionë euro në vit, ka një menaxhim të dobët dhe në formë të paevitueshme do të shkojë drejt falimentimit. Nuk është e domosdoshme të privatizohet tërësisht, është e rëndësishme që menaxhimi të vijë nga një aksionar i huaj”, ka thënë Lluka.

Ministri ka treguar se nuk kanë bërë kërkesë për oferta për privatizim mirëpo ka kompani që kanë shprehur interesim.

“S’kemi hapur kërkesë për oferta por ka kompani që kanë shpreh interesim. Telekomi tash për momentin është situatën më të keqe që ka qenë ndonjëherë. Kemi pasur katër kompani të interesuara, nga SHBA, nga Republika Çeke nga ‘Orange’ e Francës dhe nga Austria. Duhet t’ia rrisim vlerën Telekomit të merremi me restrekturimin t’i eliminojmë humbjet dhe tek pastaj ta privatizojmë”.

Për projektin e ‘Trepçës’, Lluka ka thënë se janë duke punuar që ta bëjnë shoqëri aksionare mirëpo kjo merë kohë për shkak të situatës komplekse që e ka.

Një ndër prioritet kryesore që ka ministri Lluka gjatë mandatit të tij, është furnizimi me energji stabile dhe kualitative.

Ndiqeni intervistën e plotë:

YouTube player