Ky është reagimi zyrtar nga INTERPOL-i, pas dështimit të Kosovës

Republika e Kosovës ka dështuar për anëtarësim në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL.

Lajme

20/11/2018 11:30

Në të dyja raundet, Kosova nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim në këtë organizatë.

E për dështimin e Kosovës në INTERPOL, tashmë zyrtarisht është shkruar edhe në faqen e kësaj organizate në Twitter.

“Aplikacioni për anëtarësimin e Kosovës është refuzuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it”, thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Kosova për t’u anëtarësuar në INTERPOL kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, më pas në vitin 2015 si dhe në vitin 2017 – ky i fundit u tërhoq me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/