Rooney rikthehet me fitore, Anglia mposhtë ShBA-të
Anglia ka fituar ndeshjen kundër ShBA-së, me rezultatin e pastër 3:0.
Sport
Vendasit ishin më të mirë në çdo aspekt të ndeshjes duke mos i dhënë shumë shanse kundërshtarit, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e realizoi anëtari i Manchester United, Jesse Lingard, në minutën e 25’ të takimit.
Për të dyfishuar rezultatin u kujdes Alexander Arnold, i cili realizoi vetëm 2 minuta më vonë.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Callum Wilson, i cili realizoi për 3:0 në minutën e 77’.
Në këtë ndeshje u aktivizua edhe Wayne Rooeny, i cili u inkuadrua në minutën e 58 so zëvendësues i Lingard. /Lajmi.net/