“Pardje më telefonoi Kosova dhe menjëherë i thashë po”

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar në Prishtinë për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Sport

13/11/2018 23:31

Grumbullimet e nëntorit janë risi për Kosovën, që ka afruar tre futbollistë. Arjanet Muriqi, Mirlind Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj, janë lojtarët e ftuar nga trajneri Bernard Challandes.

Grumbullimi i sulmuesit Demhasaj, është ‘fat në fatkeqësi’ për të, që zuri vendin e Bersant Celinës, i cili nuk mundi të jetë i gatshëm për Kosovën shkaku i lëndimit.

Demhasaj që sot është stërvitur për herë të parë te Kosova, ka shembull se si duhet të nderohet fanella e Kombëtares, duke qenë në dispozicion sa herë që i kërkohet.

“Pardje më kanë telefonuar nga federata dhe menjëherë e kam shprehur gatishmërinë për të ardhur. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës,” ka thënë Demhasaj./Lajmi.net/