E gjen kobrën në BMW, ajo çfarë ndodh më pas do iu “shokojë”
Një ekspert në largimin e gjarprinjve u ftua në njërin nga distriktet në Indi për të hequr një kobër që u ngjit në motorin e BMW-së.
Fun
Pronari i makinës tha se mendonte se ai kishte pasur një kobër mbi makinë gjatë udhëtimit të tij në Madurai, Tamil Nadu, dhe shpejt zbuloi se gjarpri ishte kapur disi pjesën e poshtme të veturës dhe ishte ngjitur në pjesët e brendshme të makinës, transmeton lajmi.net.
Personi, i pa identifikuar, kërkoi ndihmë nga zjarrfikësit, por ai përfundoi duke marrë automjetin tek një auto-mekanik, i cili nuk ishte në gjendje të gjente gjarprin.
Një largues profesional i zvarranikëve nga organizata “Save Snakes” u thirr për kontroll dhe, më pas, qe në gjendje të gjente dhe largonte kobrën nga makina./Lajmi.net/