Nga Boca Juniors – River Plate te Milan – Juve… këto janë derbit e javës që nuk duhen humbur
Edhe kjo fundjavë do të jetë shumë atraktive për tifozët e futbollit.
Sport
Shumë përballje mes skuadrave të mëdha janë paraparë të zhvillohen këtë fundjavë.
Gjithçka fillon me ‘Super ElClasicon’ e futbollit botëror, përballjen mes Boca Juniors dhe River Plate, që luhet sonte me fillim nga ora 21:30 sipas orës tonë lokale.
Një derbi të madh na dhuron edhe Bundesliga gjermane, me Dortmundin e pamposhtur që luan klasikën kundër Bayern Munich.
Në Serie A, Milan në ‘San Siro’ pret Juventusin, ndërsa në ‘Etihad Stadium’, Manchester City takohet me rivalët e Manchester Unitedit.
Ndeshje për t’u mos u humbur, është edhe ajo mes Monacos dhe PSG-së në Francë./Lajmi.net/