Luana Vjollca prezanton shtëpinë e saj të re
Luana Vjollca është emri më i komentuar i ekranit shqiptar.
ShowBiz
Luana Vjollca pas disa muajsh të ngjeshur me angazhime në profesion, ka nisur pushimet, shkruan lajmi.net.
Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie, të postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo nuk ka preferuar të tregojë se cili është destinacioni i saj i radhës, por me postimin e fundit ka habitur të gjithë.
Luana solli imazhe nga shtëpi me të gjitha detajet ngjyrë rozë, kurse mbishkrimi që i ka lënë është “Shtëpia ime e re”.
Moderatorja nuk ka sqaruar nëse ka blerë vërtetë shtëpi të re, apo kjo do të jetë shtëpia ku do të qëndrojë vetëm gjatë këtyre ditëve të pushimit. /Lajmi.net/