Ndërroi jetë në rrethana të dyshimta, zbardhen detajet për Mac Miller
Mac Miller vdiq nga mbidoza e drogës.
ShowBiz
Reperi nga SHBA, Mac Miller vdiq si rezultat i një mbidoze që përfshinte kokainën, fentanil dhe alkoolin, thuhet në rezultatet e obduksionit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Departamenti i Mjekësisë së Los Anxhelosit, Coroner, konfirmoi të hënën arsyen e vdekjes së yllit.
26 vjeçari i cili bëri famë në SHBA me albumin e tij debutues në vitin 2011, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni në shtator.
Ish-e dashura e tij, Ariana Grande e quajti atë “engjëll” në këngën “Thank you next” që e publikoi në fundjavë. /Lajmi.net/