Alban Mehmeti falënderon publikisht bashkëshorten për një arsye të veçantë

Alban Mehmeti dje (e diel) e ka festuar ditëlindjen.

ShowBiz

05/11/2018 21:46

Këngëtari Alban Mehmeti mbrëmjen e djeshme e ka festuar 34 vjetorin e lindjes, ndërsa iu bë një befasi e këndshme nga vëllai dhe shoqëria, shkruan lajmi.net.

Befasia nuk ka munguar as në shtëpi nga gruaja e tij Fjolla, të cilën Albani e falënderon publikisht për një arsye të veçantë.

Ai i është mirënjohës bashkëshortes së tij për dy dhuratat e çmuara që ia ka sjellur në jetë, dy djemtë.

‘’I bekuar që ju kam. Faleminderit Fjolla Svirca Mehmeti mas pari që mi ke bo këto dy dhurata që nuk kanë çmim dhe çdo gjë tjetër. Ju dua’’, ishin fjalët e Albanit pranë portretit familjar të realizuar me rastin e 34 vjetorit të tij./Lajmi.net/