Ndahet nga jeta, Valmir Limani, 19 vjeçari që vuante nga leukemia

Valmir Limani, 19 vjeçari që vuante nga leukemia është ndar nga jeta.

Lajme

03/11/2018 22:47

Ka ndërruar jetë Valmir Limani, djali 19 vjeçar nga Vitia, i cili vuante nga leukemia.

Ai nuk ka mundur ta përballojë sëmundjen dhe ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa është varrosur sot në fshatin Tërpezë.

Në media u raportua për kërkesën e familjes Limani, në mënyrë që djali i tyre të mund të kurohej. /Klan Kosova/