20 lojtarët më besnik që kanë luajtur me vetëm një skuadër
Lojtarët të cilët janë besnik me skuadrat e tyre, zakonisht pëlqehen nga audienca sportive.
Sport
“Goal” sjell 20 lojtarët që kanë kaluar karrierën e tyre me vetëm një skuadër, transmeton lajmi.net.
Ryan Giggs- Uellsiani ka kaluar gjithë karrierën e tij në Manchester United. Aty ka fituar 34 trofe.
Paolo Maldini- Ka kaluar 25 vite me skuadrën e Milan. Ai regjistroi 902 paraqitje me skuadrën.
Jimmy Dickinson- Ka luajtur me Portsmouth. Ai ka luajtur nga 1946 deri më 1965.
Bobby Charlton- Ai gjithashtu ka luajtur vetëm me skuadrën e Man Utd. Ai ka shënuar 249 gola në 758 paraqitje.
Paul Scholes- Është tjetër lojtar I United. Ai ka luajtur gjithë karrierën nën urdhrat e Alex Ferguson.
Tony Adams- Ai është njëri nga lojtarët më ikonik të Arsenal. Ai ka fituar katër herë ligën dhe tri herë FA Kupën.
Jamie Carragher- Ka luajtur gjithmonë me Liverpool. Ai ka kaluar 17 vite karrierë profesionale në “Anfield”.
Jack Charlton- Është vëllau i Bobby. Jack është paraqitur me skuadrën e Yorkshire.
Gary Neville- Ka qenë kapiten i Man Utd për shumë vite. Ai është pensionuar në 2011.
Lionel Messi – Është ende aktiv dhe ka luajtur vetëm me Barcelonën. Aty ka fituar pesë “Topa të Artë”.
Francesco Totti- Ikona e Romës. Ka kaluar një qerek shekulli me skuadrën romake.
Paul madeley- Ka kaluar gjithë karrierën e tij me Leeds United.
Billy McNeill- Ishte anëtar i Celtic, ku regjistroi 790 paraqitje.
Carles Puyol – Ishte kapiten i Barcelonës për një dekadë.
Sandro Mazzola- Legjendë e skuadrës së Inter. Ka luajtur plotë 565 ndeshje.
Nat Lofthouse- Ka shënuar 255 gola për Bolton Wanderers.
Billy Liddell – Ka kaluar tërë karrierën e tij me Liverpool dhe ka regjistruar 228 gola në 534 ndeshje.
Billy Wright- Në kohën e tij skuadra e Wolverhampton ishte një nga më të fortat në Angli.
Giuseppe Bergoni- Gjithashtu ka luajtur me Interin nga viti 1979-1999, në 756 ndeshje.
Franco Baresi- Mbrojtësi legjendar i AC Milan i cili u bë kapiten qysh në moshën 22 vjeçare. /Lajmi.net/