Policia jep detaje rreth sulmit fizik ndaj reperit që rrahu Feron
Gjatë ditës së sotme reperi Ligrit Uka është sulmuar nga disa persona.
ShowBiz
Kjo u bë e ditur ekskluzivisht për lajmi.net nga burime të sigurta, shkruan lajmi.net
Kjo më pas u konfirmua nga Policia e vendit ku thonë se Ligirti është gjetur me lëndime trupore në rrugën Isa Boletini në Prishtinë.
”Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave, në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, ku viktima L.U mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar” tha për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Lajmi.net ka provuar të kontaktoi edhe me reperin por telefonin nuk e ka pasur të qasshëm.
Kujtojmë se në muajin mars, reperi Ligrit Uka bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht Feron./Lajmi.net/