Wenger dëshiron t’i rikthehet futbollit, zgjedh këto dy skuadra
Arsene Wenger dëshiron t’i rikthehet futbollit.
Sport
Pas një shumi disa mujor pas largimit nga Arsenali, trajneri francez është deklaruar i gatshëm t’i rikthehet punës së tij.
68 vjeçari në fund të sezonit që shkoi u largua nga Arsenal pas qëndrimit 22 vjeçar.
Por, francezi ka vendosur t’i rikthehet futbollit, dhe këtë e ka konfirmuar gjatë një interviste për ‘Bild’, ku cek se ka oferta nga e gjithë bota.
‘La Parisien’ shkruan se Arsene Wenger do t’i pëlqente të merrte drejtimin e Bayern Munich apo Real Madridit.
Të dy këto skuadra kanë krizë në rezultate, dhe shumë lehtë mund të marrin vendimin për ndryshimin e trajnerit./Lajmi.net/