Konfirmohet e ardhmja e Anthony Martial
Anthony Martial do të mbetet te Manchester United.
Sport
Sulmues francez, Anthony Martial, do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e skuadrës nga ‘Old Trafford’.
‘Sun Sport’ raporton se ‘Djajtë e Kuq’ janë afër arritjes së një marrëveshje të re me sulmuesin francez, që do ta mbante në ‘Old Trafford’ edhe për pesë vitet e ardhshme, përcjell ‘lajmi.net’.
E ardhmja e Martial te Manchester United ka qenë në dyshime, pasi lojtari nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Jose Mourinhos.
Por, oferta e re e Manchester United, ku Martial i ofrohen deri në 130 mijë funte në javë për pesë vitet e fundit, kanë bërë që ky i fundit të ndryshojë mendje dhe të vendosë të qëndrojë./Lajmi.net/