Spanjë 2:3 Angli, statistikat dhe notat e lojtarëve
Anglia ka shënuar fitore me shumë rëndësi në udhëtimin e saj në Spanjë.
Sport
Të përzgjedhurit e Southgate përfunduan punën e tyre qysh në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.
Ata kaluan në epërsi me anë të Raheem Sterling, i cili realizoi pas asistimit të pranuar nga Marcus Rashford(16’).
Goli i dytë i anglezëve erdhi në minutën e 30’, kur në skenë u shfaq Rashford i cili pasimin e pranuar nga Kane e konkretizoi në gol.
Mysafirët golin e tretë e shënuan në minutën e 42’, kur Sterling realizoi golin e dytë personal të këtij takimi.
Pjesën e dytë e filluan furishëm spanjollët. Ata në minutën e 59’ realizuan me Alcacer. Krejt në fund të takimit ( 97’) ishte Ramos që shënoi edhe golin e dytë. /Lajmi.net/
Këto janë statistikat dhe notat e lojtarëve për këtë takim: