Pas thashethemeve për krizë në lidhje, Bradley dhe Irina shëtisin vajzën në Nju Jork

Pasi ishte raportuar që për disa muaj çifti kishin krizë në lidhje, Bradley dhe Irina janë fotografuar duke shëtitur vajzën e tyre, Lea në Nju Jork.

ShowBiz

12/10/2018 23:39

Bradley Cooper festoi suksesin e filmit “A Star Is Born” gjatë ditës së enjte, me partneren e tij, Irina dhe vajzën Lea, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Megjithëse aktori 43 vjeç dhe modelja 32 vjeçe dukeshin sikur po shijonin kohën në shoqëri të njëri-tjetrit, shëtitja e tyre erdhi në të njëjtën kohë kur në medie raportohej se çifti për muaj të tërë kanë raporte të acaruara.

Bradley po mbante në supe Lean, e lindur në mars të 2017-ës, ndërsa pas tyre ishte Irina.

Fytyrat e të dyve dukeshin neutrale, duke i bërë të paqarta thashethemet rreth krizës në lidhje të tyre, nëse ishin të vërteta apo gënjeshtra. /Lajmi.net/