Ish-trajneri i Zvicrës flet për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit, ka diçka edhe për serbët

Trajneri legjendar i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka folur për shqiponjën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në Kampionatin Botëror që u mbajt në Rusi.

Sport

09/10/2018 15:04

Trajneri zviceran ka thënë për gazetën e përditshme “Blick”, se ato ishin reagime të momentin dhe nuk ka asgjë për tu zmadhuar.

“Ishte një ventil, që ata e hapën. Shoh shpesh ngjashmëri edhe në rastet e Gjermanisë”, ka thënë fillimisht Hitzfled, përcjell “lajmi.net”.

“Golat ishin një goditje çlirimi, lojtarët nuk e tejkaluan gjatë festimit – për këtë nuk duhet të diskutohet shumë”.

“Unë isha në ndeshje dhe nuk ka qenë reagim ndaj tyre”, ka thënë ish-trajneri i Zvicrës, duke mos dashur të thellohet në fyerjet që u kishin bërë tifozët serbë, lojtarëve me prejardhje nga Kosova. /Lajmi.net/