Demi Rose me zemër të thyer pas humbjes së babait, përlot me dedikimin
23 vjeçarja zbuloi se babai i saj, Barrie, 80 vjeç, është ndarë nga jeta.
ShowBiz
Me zemër të thyer, modelja ka dhënë lajmin se babai i saj ka ndërruar jetë dhe e përshkruan atë si “të dashur dhe përkrahës”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Modelja ndau me ndjekësit një foto të përbashkët me babain, ndërsa dha lajmin për vdekjen e tv atit, të premtën mbrëma.
Ajo shkroi “Prehu në paqe Baba. Ishe babai më i mirë që mund të doja ndonjëherë të kisha. Njëriu më i kujdesshëm, mbështetës, i ditur dhe i dashur që kam njohur ndonjëherë”.
Demi shtoi: Zoti të bekoftë dhe të falënderoj për çdo gjë. Shpresoj të të shoh një ditë në qiell përsëri. 03.10.18.
Ylli i Instagram-it, e cila njoftoi të premtën për vdekjen e babait, rrallë diskuton jetën e saj private./Lajmi.net/