Humbi nga rivali i urryer, trajneri i Lazios me deklaratë të papritur për Romën
Roma mposhti Lazion 3:1 dje.
Sport
Simone Inzaghi ia ka uruar Romës fitoren në derbin lokal ndaj Lazios.
Trajneri i lacialëve u shpreh se verdhekuqët merituan trepikëshin, përcjellë “Lajmi.net”.
“Kishim më shumë zotërim të topit se skuadra e Romës, por u ndëshkuam nga tri goditje standarde dhe kjo është e pafalshme”, deklaroi Inzaghi.
“Mund të shënonim të parët në pjesën e parë, por ndodhi e kundërta. Roma ishte më agresive në sulm dhe si rrjedhojë meritoi fitoren”, shtoi ai. /Lajmi.net/