Rikthim në kohë, imazhe të papublikuara nga dasma e Valdrin Sahitit

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani vitin e kaluar e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

ShowBiz

29/09/2018 15:10

Pikërisht në këtë ditë dyshja morën një hap të rëndësishëm në jetën e tyre ku tashmë janë prindër të një vajze, shkruan lajmi net.

Është kjo, bashkëshortja e Valdrinit, Edita e cila ka sjell disa fotografi nga martesa e tyre, pamje këto që nuk i keni parë më herët.

“1 vjet më parë, gjithmonë bashkë”, shkruan ajo.

Vlen të ceket se këtë martesë, dyshja e kanë organizuar në një prej resorteve më luksoze të metropolit amerikan, me një dasmë private.

Në prill të këtij viti disenjatori Sahiti u bë baba për herë të parë, i një vajze të quajtur Bella. /Lajmi.net/