Zgjerimi i rrugës nacionale Klinë – Pejë, afër përfundimit
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka bërë të ditur se segmenti i rrugës nacionale Klinë – Pejë, do të përmbyllet brenda muajit tetor.
Lajme
Ky projekt është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Kosovës, në një aks rrugor të frekuentuar në masë të madhe.
Kjo ministri njofton se vetëm në komunën e Pejës, janë investuar rreth 6 milionë euro në infrastrukturë.
Të tilla investime ky institucion po vazhdon të implementojë edhe nëpër komunat tjera të Kosovës.