Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë performancës, videoja bëhet virale

Jennifer Lopez çdo herë komentohet për paraqitjet e saj skenike.

ShowBiz

24/09/2018 14:20

Së fundi, këngëtarja ka dhuruar një nga paraqitjet më spektakolare në koncert, shkruan lajmi.net.

49 vjeçarja teksa po këndonte hitin “Dance Again”, u afrua tek publiku dhe në një moment rrëshqet e rrëzohet në skenë.

Videoja është bërë menjëherë virale, ndërsa komentet kanë ‘vërshuar’ rrjetet sociale.

Megjithatë, këto gjëra janë të shpeshta tek artistët, të cilët dhurojnë performanca të paharruara për fansat e tyre. /Lajmi.net/