Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë ku u lënduan dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Lajme

23/09/2018 11:57

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vozitësi i nacionalitetit serb, me veturë të tij nga pakujdesia ka shkaktuarë vetë aksident.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vetë vozitësi dhe pasagjeri i tij mashkull K-serb i moshës së mitur.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/