Mbivlerësimi i Feros për këngën e re: Nuk është veç muzikë, është histori!

Fero është goxha aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

21/09/2018 12:00

Ka disa ditë prej kur reperi ka paralajmëruar një këngë të re, e cila premton se do të jetë më ndryshe prej projekteve të tij të mëparshme, shkruan lajmi.net.

Por, edhe para publikimit të tij, Fero përmes rrjeteve sociale e ngrit në qiell punën e tij, duke thënë se kjo këngë është histori.

“Tash qe del Bona Fam po du mju kallxu krejtve qe nuk osht veq muzik osht HISTORI”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Fero ka paralajmëruar edhe një album të ri, i cili përfshin disa projekte muzikore të reperit. /Lajmi.net/