Prishtina nuk gabon ndaj Gjilanit, fiton pas dy barazimeve radhazi
Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme, për t’i dhënë “frymëmarrje” ekipit dhe besim Mirel Josës.
Sport
Bardhekaltërit mposhtën Gjilanin në kryeqytet, në ndeshjen e mbetur të javës së parë të Ipko Superligës.
Prishtinasit iu falën një goli të Diar Miftarajt në minutën e 80, në një ndeshje të cilën e dominuan që nga fillimi e deri në fund.
Me këtë fitore, Prishtina grumbullon 11 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në kuotën e 7 pikëve. /Lajmi.net/