Lilaj: Këto ishin fjalët e Panuccit pas humbjes nga Skocia
Sabien Lilaj pranoi se Skocia e meritoi fitoren ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Sport
Mesfushori Sabien Lilaj, në intervistën për Supersport pas ndeshjes, deklaroi:
Arsyet e humbjes…
Diçka nuk ka funksionuar, nuk mund të them diçka konkrete sa mbaroi ndeshja. Sot nuk patëm as fat, nëse shënonim një gol, loja mund të ndryshonte. Gjithsesi, kundërshtari e meritoi. E dinim që ishin të fortë, por duhet ta shohim ndeshjen sërish për të dhënë një mendim.
Disa pasime vertikale nuk u panë në pjesën e dytë…
Lodhja ndikoi, por ndryshoi edhe skema. Po luanim në romb, ishim më të mbyllur. Kishte më shumë hapësira në krah. Trajneri na tha duhet të mbajmë kokën lart. 3 pikë kundërshtari, 3 pikë ne, duhet të luftojmë deri në fund.